Kongresmeni Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, çelës për stabilitetin e Ballkanit

Kongresmeni amerikan Keith Self, gjatë një tryeze me deputetë shqiptarë në Kongres, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një hap vendimtar për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. Ai deklaroi se kjo çështje përbën një mision personal të tij dhe një element kyç për krijimin e ekuilibrit strategjik në rajon, duke bërë thirrje për tejkalimin e kundërshtimeve që vijnë nga disa vende anëtare. “Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe, dhe e kam marrë si mision personal, është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan”, u shpreh Self. Sipas tij, rajoni mbetet i brishtë nga pikëpamja e sigurisë dhe kërkon hapa konkretë për të shmangur tensionet dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri afatgjatë. “Duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Siguria në Ballkan, Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti, dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”, theksoi kongresmeni amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, drejt fundit

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka hyrë në fazën përfundimtare dhe …