Konsumatori që refuzon ta nënshkruajë kontratën me KRU “Prishtina” do të shkyçet nga kjo kompani

Rreth 110 mijë konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ende nuk e kanë nënshkruar kontratën për shërbime, ka njoftuar zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku. Ajo ka paralajmëruar se se mosnënshkrimi i saj brenda 10 ditësh nga dorëzimi nënkupton refuzim të shërbimit dhe mund të çojë në shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë. “Me datën 4 mars ne si Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kemi filluar një fushatë për ndërgjegjësimin e konsumatorëve të cilët janë të kyçur në sistemin publik të ujësjellësit që të nënshkruajnë kontratën për shërbime. “Konsumatori i cili e refuzon ta nënshkruajë kontratën, duhet të japë arsye se pse nuk po e nënshkruan kontratën. Në të kundërtën, ne keq ndoshta ta themi, por jemi të obliguar dhe të detyruar që në afat kohor prej 10 ditësh në momentin që u dorëzohet kontrata konsumatorit, nëse nuk e nënshkruan, ai automatikisht edhe e refuzon shërbimin nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina dhe në këtë mënyrë mund të shkyçet nga shërbimi i rrjetit të furnizimit me ujë” ka theksuar mes tjerash për Ekonomia Online, zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Arjeta Mjeku.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se partitë opozitare duhet të …