Kontingjenti i FSK-së niset në operacionin e kërkim- shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Kontingjenti i FSK-së niset në operacionin e kërkim- shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas konsultave me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun e tij turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani, ka nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi, për reagim me rastin e tërmetit të sotëm. Task-forca e FSK-së përbëhet nga specialistët në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9. Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtohen kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit. Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale, me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja”, ka theksuar Ministri Mehaj me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …