Kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit

Kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit

Kontingjenti I FSK-së po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar . Ushtarët e FSK-së që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve nën gërmadha. Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës. Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …