Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të hapin pikë të re të përbashkët kufitare. Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut janë cituar të kenë thënë se pika e re e përbashkët është bërë në Glloboçicë dhe do të lëshohet për përdorim të mërkurën më 28 maj. Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve do të jetë i vendosur në objektin kufitar të Kosovës që ndodhet në Glloboçicë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
