Kosova drejt NATO-s? Kongresmeni amerikan e merr “mision personal” anëtarësimin për stabilitet në Ballkan

Anëtarësimi i Kosovës në NATO u theksua si çështje kyçe për stabilitetin e Ballkanit gjatë një Forumi të Sigurisë të mbajtur në Kongresin Amerikan, ku morën pjesë edhe deputetë shqiptarë. Kongresmeni republikan Keith Self deklaroi se e ka marrë si mision personal mbështetjen për futjen e Kosovës në Aleancë, duke e cilësuar këtë hap si forcë stabilizuese për rajonin. Ai u shpreh se Ballkani mbetet një zonë e brishtë sigurie dhe se nevojitet përparim konkret, pavarësisht kundërshtimeve të disa vendeve anëtare. Në të njëjtën tryezë, bashkëdrejtuesi i  konferencës, Fatmir Mediu, theksoi se nisja e procesit të anëtarësimit të Kosovës do të rriste partneritetin dhe sigurinë rajonale. Në forum u diskutua gjithashtu edhe objektivi që vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5% të buxhetit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, drejt fundit

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka hyrë në fazën përfundimtare dhe …