Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë po mbahet tryeza me temë “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë, Kosova e gatshme për ta?”. Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj theksoi së ushtria mund të formohet pasi që ajo nuk do ta rrezikojë askënd por përkundrazi është mekanizëm mbrojtës i shtetit. .Ndërsa Vjosa Osmani theksoi së ky është plani B i shtetit të Kosovës pasi që është i pamundur bindja e deputeteve serb. Kurse Rexhep Selimi Nga Vetëvendosja u shpreh së Kosova është e gatshme për transformimin e FSK-së në FAK dhe se ekziston konsensusi politik për ta bërë një gjë të tillë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
