Kryeministri, Albin Kurti, njoftoi për përfundimin e suksesshëm të kapitujve negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shtetet e EFTA-s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra). Ai theksoi se ky hap përmbyll përpjekjet e nisura në mars të vitit 2022, kur gjatë vizitës së tij në Norvegji kishte paraqitur kërkesën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me EFTA-n. Ndërkohë që Kosova avancon bashkëpunimin me EFTA-n, ajo përballet me rrezikun e përjashtimit nga CEFTA, organizatë që përfshin vendet e Evropës Juglindore për tregti të lirë. Gjermania ka sinjalizuar se CEFTA mund të vazhdojë pa Kosovën nëse ajo nuk heq një masë ndaj mallrave serbe.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
