Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

Kosova humb mbi 830 milionë euro ndihma nga BE dhe SHBA për shkak të masave ndëshkuese

Instituti GAP ka publikuar një raport që tregon se Kosova ka humbur ose pezulluar projekte në vlerë prej rreth 830 milionë euro si pasojë e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe vendimeve të USAID-it. Sipas raportit, BE-ja ka pezulluar ose shtyrë për afat të pacaktuar projekte me vlerë 613 milionë euro, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht. Sektorët më të prekur janë mjedisi, energjia, digjitalizimi dhe kultura. Ndërkohë, edhe USAID ka anuluar projekte në vlerë prej 157 milionë euro. Këto fonde ishin parashikuar të realizoheshin përmes granteve, kredive dhe vetëfinancimit, për të mbështetur zhvillimin dhe integrimin evropian të vendit. Instituti GAP paralajmëron se nëse nuk ndryshohet qasja e institucioneve, dëmi ekonomik mund të thellohet edhe më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …