FSK: Ushtrimi ushtarak “DEFENDER - Europe 21” dhe Kosova

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025”, komanda amerikane vendoset në Gjakovë

Kosova është bërë për herë të tretë nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA – “Defender Europe 2025”. Në këtë operacion shumëkombësh, që organizohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, marrin pjesë 25 mijë trupa nga 29 vende të NATO-s dhe partnere. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova përfaqësohet me rreth 1 mijë pjesëtarë të FSK-së që do të angazhohen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci. Për herë të parë, komanda taktike e Divizionit të 8-të amerikan është vendosur në aeroportin e Gjakovës, e cila do të drejtojë ushtrimet në rajon. Maqedonci theksoi se ky është dëshmi e besimit që SHBA ka në institucionet e Kosovës dhe në aftësinë e saj për të bashkëpunuar në nivel të lartë ushtarak. Ai njoftoi gjithashtu se më 13 qershor do të nënshkruhet në Pentagon marrëveshja e parë kornizë për mbrojtje ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Ushtrimi zhvillohet nga 26 maj deri më 9 qershor dhe synon të demonstrojë gatishmërinë operacionale të FSK-së dhe ndërveprueshmërinë me aleatët.

Kontrolloni gjithashtu

LB: Lista Serbe po luan me Kosovën

Lëvizja për Bashkim ndërpret veprimtarinë politike: ‘Nuk ia dolëm, por mbetemi krenarë për çdo hap

Lëvizja për Bashkim ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e veprimtarisë së saj politike, përmes një letre …