MAShT në bashkëpunim me GIZ-in gjerman bëjnë lansimin e aktiviteteve promovuese për PISA 2018

Kosova rikthehet në Testin PISA – ekspertët skeptikë për përmirësim

Pas renditjes së ulët në Testin PISA 2022, Kosova do të marrë sërish pjesë në këtë vlerësim ndërkombëtar nga 10 deri më 31 maj, me rreth 6,500 nxënës të përfshirë. Megjithatë, drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani, e sheh me skepticizëm këtë pjesëmarrje, duke theksuar nevojën për adresimin e mangësive në sistemin arsimor para konkurrimit në PISA. Ndërkohë, eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, nuk pret përmirësim të madh në rezultatet e këtij viti, duke argumentuar se mësimdhënia në Kosovë ende mbështetet kryesisht në memorizim, në kundërshtim me kërkesat analitike të testit PISA. Në vitin 2022, Kosova u rendit e 76-ta nga 80 vende pjesëmarrëse.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin …