Qeveria vendos që ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë, të pezullohet për kohën sa zgjatë pandemia

Kosovës iu kanë shterur të gjitha mundësitë për ta sfiduar kompaninë amerikane, ContourGlobal, për Termocentralin “Kosova e Re”

Njohës të rrethanave ekonomike në vendin tonë  thonë se Kosovës iu kanë shterur të gjitha mundësitë për ta sfiduar kompaninë amerikane, ContourGlobal, në lidhje me kontratën për Termocentralin “Kosova e Re”. Tri vjet më parë, Kosova përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pasi kompania amerikane e fajësoi për mosrespektim të kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri. Javën e kaluar u bë e ditur se Kosova e ka humbur arbitrazhin dhe, për më tepër, detyrohet t’i paguajë njëzet milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane.  Ish-avokati i përgjithshëm shtetëror i Kosovës, Sami Istrefi ka thënë për Radion-Evropa e Lirë  se e kam parë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe sipas vlerësimit tim, të gjitha provat e mundshme në favor të Kosovës janë shterur në këtë procedurë të arbitrazhit.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …