Kosovës, më së shumti ia blen mallrat Turqia, ndërsa ajo për vete më së shumti blen mallra nga Serbia

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka prezantuar të arriturat e Doganës gjatë vitit 2022. Ai tha se gjatë vitit 2022 Dogana e Kosovës ka pasur rritje të të hyrave dhe se Turqia është vendi me të cilin Kosova ka importin më të madh. Ai tha se gjatë vitit 2022 importi nga Serbia ka arritur vlerën e 370 milionë eurove. Performanca e të hyrave varet nga shumë faktorë, natyrisht që është edhe inflacioni. Turqia është dukshëm vendi nga ku importojmë më shumë. Sa i përket importit nga Serbia, kemi pasur mbi 370 milionë euro”, tha ai. Gjatë vitit 2022 importi ka arritur vlerën e mbi pesë miliardë eurove dhe të eksporti mbi 869 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: “Shqipëria përqafoi Kosovën – shqiptarët treguan se s’ka çmim për lirinë”

Në një deklaratë emocionale analisti dhe diplomati Sylë Ukshini e cilësoi protestën e sotme në …