KPF dha tri rekomandime për mbledhjen e ardhshme të kuvendit të komunës së Malishevës

Komiteti për Politikë dhe Financa, nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, ka mbajtur të hënën mbledhjen e tretë të rregullt.

Bazuar në rendit e ditës, në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit, pas shqyrtimit të pikave dhe marrjes së përgjigjeve të nevojshme nga përgjegjësit, i ka rekomanduar për kuvend, një kërkesë të kryetarit të komunës, raportin gjashtë mujor financiar dhe raportin e auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2024.

Në këtë mbledhje, me kërkesë të Komitetit për Politikë dhe Financa lidhur me raportet financiare janar-qershor 2025, ka raportuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i cili është përgjigjur edhe në pyetjet e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet …