KPF në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt

Këtë të enjte, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. Anëtarët e këtij komiteti, kanë diskutuar pikat e rendit të ditës që janë përgatitur për mbledhjen e KK-së. Me këtë rast drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, para anëtarëve të KPF-së ka prezantuar ndryshim-plotësimin pas daljes në diskutim publik të Rregullores për dhënien e dekoratave. Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli ka folur sa i përket   propozim-vendimin për plotësim-ndryshimin i vendimit 01 Nr 15 i datës 28.12.2021, propozim ky që duhet të plotësohet Komiteti për Komunitet edhe me dy anëtar  nga komiteti rom dhe egjiptias. Po ashtu u diskutua edhe propozim-vendimi për rishqyrtim për mbrojtjen e vlerës së natyrës “Trungu i rrënjës” në fshatin Balaj si Monument  i Natyrës. Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për këmbimin e ngastrës kadastrale 1005-5 të zonës kadastrale në Prelez të Jerlive, pronë private, me pjesën kadastrale 329-0 të zonës kadastrale në Talinovc të Muhaxherëve pronë e Komunës së Ferizajt. Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka bërë propozim-vendimin për emërimin e dy anëtarëve të komisionit përzgjedhës nga Kuvendi i Komunës për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të shkollave. Për këtë komision është propozuar Bashkim Bytyçi nga Drejtoria e Arsimit si dhe Mendehie Rexha. Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 30 maj duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …