KPF në Skenderaj ka mbajtur takimin e rregullt

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur takimin e rregullt, në të cilin, përveç anëtarëve të KPF-së, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtorët e Ekzekutivit. Në këtë mbledhje janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:

– Propozim-vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm publik, pronë private, në funksion të realizimit të projektit të ndërtimit të tregut të gjelbërt në qytetin e Skenderajt

– Propozim-vendim për miratim të Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2023-2027

– Propozim-vendim për lejimin e mjeteve financiare nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për mbështetje financiare të fermerit Milaim Shabani

Pas diskutimeve në pikat e mësipërme dhe sqarimeve nga ana e kryetarit Nura dhe drejtorëve, KPF i ka rekomanduar Kuvendit Komunal për votim të të gjitha pikave të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva planifikon buxhetin bashkë me qytetarët

Në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2026, Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetari …