Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

KPM-ja përcakton rregulla për fushatën zgjedhore: 90 minuta për çdo subjekt politik në një televizion

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka shpallur rregullat e reja që do të zbatohen gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024. Mehmeti ka shpjeguar detajet e rregullores, duke përcaktuar kufizime të kohës dhe obligime për mediat dhe KPM-në. Ai theksoi se mediat duhet të ofrojnë hapësirë pa pagesë për të gjitha subjektet politike të certifikuara, ndërsa për hapësirën me pagesë është vendosur një kufi prej 90 minutash në ditë, për çdo subjekt politik në një televizion të caktuar. Mehmeti shtoi se kjo është përpjekje për të siguruar një fushatë zgjedhore të drejtë dhe të balancuar, duke pasur parasysh që jo të gjitha subjektet kanë mundësi financiare të blejnë hapësirë mediale. Për mediat që shkelin ligjin gjatë fushatës, Mehmeti ka bërë të ditur se mund të shqiptohen gjoba deri në 100 mijë euro. Ai ka sqaruar se çdo ankesë do të shqyrtohet dhe do të marrë një epilog brenda pesë ditësh, duke siguruar një trajtim të menjëhershëm të çdo shkeljeje të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …