KPMSh rrëzon konkursin për diplomatët e rinj – Veprimet e MPJD nën akuzë për shkelje ligjore dhe favorizime politike”

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka anuluar konkursin për pranimin e 21 diplomatëve të rinj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke konstatuar shkelje të rënda ligjore në proces. Sipas vendimit të KPMSh-së, kriteret janë ndryshuar në mënyrë të paligjshme, janë shkelur rregulloret për klasifikimin e vendeve të punës dhe është përdorur një vendim i pavlefshëm për të mbështetur procedurën. Kjo është goditja e radhës ndaj ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla-Schwarz, e cila më herët është përballur me akuza për largim të paligjshëm të diplomatëve të certifikuar, vendim që tashmë është shpallur i kundërligjshëm nga gjykata dhe Avokati i Popullit. Kritikët thonë se vendimet e ministres synojnë kapjen institucionale dhe emërimin e njerëzve të afërt me pushtetin aktual në pozita kyçe diplomatike. Tash mbetet të shihet nëse ministrja Gërvalla do ta zbatojë këtë vendim të KPMSh-së apo do ta injorojë, ashtu siç ka ndodhur me vendime të tjera që e kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimeve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe hyrja e forcave paqeruajtese të NATO-s

Me 20 Qershor 1999, NATO konfirmon Çlirimin e plotë të Kosovës nga forcat serbe

Më 20 qershor të vitit 1999, komandanti i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Vesli Klark, e …