Fletevotimet

KQZ-ja a bërë me dije se ka aprovuar më shumë se 16 mijë zarfe me fletëvotime që kanë ardhur me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve a bërë me dije se ka aprovuar më shumë se 16 mijë zarfe me fletëvotime që kanë ardhur me postë. “Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat i kemi pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës. Ky proces verifikimi do të na ndihmojë që të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”. “Deri më tani janë trajtuar një pjesë e këtyre pakove dhe pas procesit të vlerësimit janë aprovuar më shumë se 16 mijë zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 6 mijë e 800 të tjera”, ka njoftuar KQZ-ja. Sipas këtij njoftimi, është thënë se arsyet e refuzimit të zarfeve me fletëvotime janë të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës, miraton rezolutën për Hagën, LDK dhe Lista Serbe bojkotojnë votimin

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua rezoluta për procesin në Hagë me 90 vota për, …