Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ-ja certifikon rezultatin e balotazhit të 9 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në 18 komuna më 9 nëntor, duke i hapur rrugën marrjes së mandateve nga kryetarët e rinj në 38 komuna të Kosovës.

Në raundin e parë, të mbajtur më 12 tetor, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna të tjera.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se votojnë kundër certifikimit të rezultatit për kryetar komune në Kllokot.
Bazuar në dy raundet e votimit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna dhe Lista Serbe dhjetë.

Lëvizja Vetëvendosje në raundin e dytë fitoi në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq. Kjo parti, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rundin e parë mori udhëheqjen e Kamenicës, Podujevës dhe Shtimes.

Në raundin e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në pesë komuna: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik. Në rundin e parë, kjo parti fitoi në Istog dhe Lipjan.

Partia Demokratike e Kosovës në balotazh fitoi në Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik. Ndërkaq, më 12 tetor, kjo parti fitoi në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më 9 nëntor kori fitore në Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec. Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj më 12 tetor, ndërkaq, fitoi në Deçan.

Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate në raundin e parë ka fituar në Malishevë, ndërkaq në Drenas ka fituar nisma e Ramiz Lladrovcit.

Dalja në raundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërkaq në balotazh mbi 32 për qind. Dy raundet e votimit u zhvilluan pa ndonjë incident të madh.

Kontrolloni gjithashtu

Kolonel Avdi Raci i bashkohet AAK-së

Familjes së madhe të AAK-së sot iu bashkua Kolonel Avdi Raci, oficer me përvojë të …