KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ-ja ka publikuar disa raste të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja ka publikuar  disa raste të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet e pavlefshme mbeten një shqetësim i gjerë në Kosovë, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre shpallen të tilla në çdo proces zgjedhor. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, më shumë se 27 mijë fletëvotime ishin shpallur të pavlefshme, ndërkaq gati 6 mijë të tjera ishin të zbrazëta. Por, si duhet të plotësohet fletëvotimi, në mënyrë që të shpallet i vlefshëm dhe që pjesëmarrja e qytetarëve në votime të mos rezultojë e kotë? Me anë të një videoje, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka shpjeguar se në mënyrë që një fletëvotim të shpallet i vlefshëm, votuesi duhet të votojë/zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …