Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon mbi 1900 pako me fletëvotime nga jashtë vendit për zgjedhjet lokale

KQZ, ka bërë tërheqjen e shortit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ku në garë do të jenë 93 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ku në garë do të jenë 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Ndërkohë numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 5 mijë e 626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 5 mijë e 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 191.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, numrin 174.

Lista Serbe në fletëvotim do ta ketë numrin 170.

Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 186.

Lista Guxo në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 118.

Alternativa në fletëvotim do ta ketë numrin 103.

Partia Socialdemokrate do ta ketë numrin 149.

Me numrin 101 do të garojë Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin.

Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Quint-i: Nuk përzihemi në zgjedhjen e ministrave të rinj

Ambasadorët kërkojnë respektim të Kushtetutës – Kosova përballet me bllokadë institucionale dhe krizë besimi

Kriza e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka hyrë në një fazë të ndjeshme politike …