KQZ, ka marrë vendim për akreditimin e grupit të parë të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për akreditimin e grupit të parë të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Në mbledhjen e radhës, KQZ miratoi akreditimin e 283 vëzhguesve, të cilët do të jenë të angazhuar në monitorimin e procesit zgjedhor në ditën e votimit. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, Besnik Buzhala, bëri të ditur se deri më tani kanë aplikuar 17 organizata vëzhguese, të cilat kanë përmbushur kriteret ligjore për akreditim. Ai theksoi se periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve ka nisur më 5 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 20 dhjetor 2025. Gjatë kësaj periudhe 16-ditore, të drejtë aplikimi kanë subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare dhe qeveritare, organizatat ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në zgjedhje dhe të drejta të njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja. Nga KQZ kanë bërë të ditur se procesi i akreditimit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, në përputhje me afatet dhe procedurat ligjore në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ballkani Perëndimor përballet me sfida të mëdha në rrugën drejt BE-së, sipas raportit të Institutit Aspen

Raporti i fundit i Institutit gjerman “Aspen” thekson se Ballkani Perëndimor mbetet në një pozicion …