KQZ ka njoftuar se janë numëruar 46.19 për qind e vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri dje në orën 16.00, janë numëruar 46.19 për qind e vendvotimeve. Në njoftim po ashtu thuhet se numërimi ka përfunduar në 9 qendra komunale. “Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19 për qind e vendvotimeve apo 1 mijë e170 nga 2 mijë 533. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit” thuhet mes tjerash në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …