Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Sipas këtyre të dhënave, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë subjekti politik me shpenzimet më të larta gjatë fushatës, duke deklaruar gjithsej 932 mijë e 964 euro. PDK ka raportuar të hyra në vlerë prej 557 mijë e 277 euro, prej të cilave 228 mijë e 14 euro kanë qenë donacione në të holla, ndërsa 329 mijë e 263 euro janë raportuar si kontribute në natyrë – mallra dhe shërbime. Shpenzimet më të mëdha të partisë janë bërë për reklama, reprezentacione dhe organizim konferencash, në vlerë prej 459 mijë e 200 euro. Për shpenzime të tjera të përgjithshme janë regjistruar 473 euro e 763 cent.

Në krahasim, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 358 mijë e 515 euro, prej të cilave mbi 83 mijë euro janë përdorur për reklama në rrjetet sociale. LDK gjithashtu është gjobitur me 22 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkelje gjatë fushatës.

Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate ka shpenzuar rreth 337 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …