Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ njofton afatet për votimin jashtë vendit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar me postë në zgjedhjet lokale të planifikuara për datën 12 tetor 2025. Regjistrimi do të jetë i hapur nga 23 korriku deri më 29 gusht 2025, për një periudhë totale prej 38 ditësh. Shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të kenë dy mundësi për aplikim:

  1. Përmes platformës elektronike të KQZ-së, e cila do të bëhet e qasshme më 23 korrik;
  2. Përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

KQZ ka paralajmëruar publikimin e udhëzimeve të detajuara mbi hapat që duhet ndjekur për regjistrim, kriteret ligjore, si dhe dokumentacionin e kërkuar për aplikim. Për dallim nga zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale votimi jashtë vendit bëhet vetëm përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk parashikon votim nëpërmjet përfaqësive diplomatike për këtë kategori zgjedhjesh. Afati për dërgimin e votave përmes postës do të jetë nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025. Votimi përmes postës do të jetë i vlefshëm vetëm për ata shtetas që regjistrohen me sukses si votues jashtë vendit brenda periudhës së lejuar.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …