KQZ sqaron rregullat e fushatës, partitë me aktivitete deri më 28 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar për të drejtat dhe aktivitetet që subjektet politike mund t’i zhvillojnë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas KQZ-së, partitë politike gjatë kësaj periudhe kanë të drejtë të zhvillojnë aktivitete në përputhje me ligjin dhe rregullat në fuqi. Këto përfshijnë organizimin e tubimeve, ngjarjeve politike, debateve dhe konferencave për media, si dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Po ashtu, subjektet politike mund të publikojnë dhe shpërndajnë afishe, reklama dhe materiale të tjera zgjedhore, si dhe të zhvillojnë fushatë përmes televizionit, radios, mediave të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, në përputhje me Kodin e Mirësjelljes, rregullat e KQZ-së dhe legjislacionin në fuqi. KQZ ka bërë të ditur se fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 28 dhjetor në orën 06:59. Kosova do të votojë më 28 dhjetor, në procesin e katërt zgjedhor që zhvillohet gjatë vitit 2025, i cili përfshin edhe zgjedhjet në nivel lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Maqedonci bisedon me zyrtaren e NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim virtual me Ariella Viehe, …