Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror Zgjedhor vendos për gjobat e shqiptuara ndaj partive politike gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim sot që gjobat të cilat i janë shqiptuar subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore paratë t’ua ndalojë nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2021. Nga Komisioni Qendror Zgjedhor është bëre e ditur për lajmi.net se këto para mund të ndalen vetëm nga partitë  të cilat marrin para prej këtij fondi, e në mesin e tyre janë  katër parti: Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këto gjoba ishin shqiptuar për shkeljet që partitë politike kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore. Derisa nuk është arritur që të njëjtëve të iu ndalen paratë ndryshe, të atyre tashmë do t’i ndalen nga fondi. Partia me më së shumti gjoba është PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …