Krasniqi: Brigada e Dikoviqit ka kryer krime monstruoze në fshatrat e Drenicës

Lubisha Dikoviq ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave gjatë gjithë luftës (98-99). Brigada ishte e stacionuar në Rashkë dhe ishte nën komandën e Lubisha Dikoviqit. Para se këto njësi të dërgoheshin në Kosovë, shumë oficerë ushtarakë në mesin e të cilëve edhe nënkolonelët Slobodan Stoišić-i dhe Miodrag Gjorgjeviqi, kanë rekrutuar dhe trajnuar grupe kriminelësh në mesin e të cilëve kishte edhe shumë kriminel ordiner që regjimi i Beogradit paraprakisht i kishte liruar nga vuajtja e dënimit.

 

Kriminelët e tillë u integruan në Sigurimin ushtarak dhe pa dyshim që ishin nën komandën e oficerëve të lartë të ushtrisë së Serbisë. Siç ishin edhe Slobodan Stanishiq dhe Miodrag Gjorgjeviqi. Pas trajnimit profesional e kriminal në muajin korrik të vitit 1998, qenë dërguar në Kosovë. Këta njerëz ishin pjesë e pa ndarë e pushtetit politik e ushtarak serb.

 

Më 7 mars 1999, njësi të kësaj Brigade nga Rashka kaluan në Kosovë, ndonëse në ketë kohë në Rambuje mbahej Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën. Kjo sjellje e pushtetit serb ishte tregues më i mirë se regjimi i Beogradit nuk kishte ndërmend të tërhiqet nga logjikën e luftës për të realizuar planit e gjenocidit në Kosovë.

 

Kjo Brigadë me komandant Dikoviqin, në fshatrat e Drenicës kane kryer krime të tmerrshme në fshatrat e Drenicës, sic ishin ato të fshatit Kozhicë. KRIMINELET e ushtrisë serbe në familjen e Abedin Durmishit, në shtëpinë e tij “forcat serbe ngujuan 115 vajza të reja, gra, fëmijë dhe plaka. Në katin përdhes i mbyllën 31 femra dhe fëmijë. Pastaj sollën edhe 88 fëmijë shqiptarë, 28 prej të cilëve i mbyllën në katin përdhes ndërsa 60 në katin e dytë. Pastaj, u seleksionuan 27 gra dhe fëmijë dhe u dërguan në fshatin Qirez. Disa prej grave ishin shtatzëna (4 muajsh-8 muajsh). Këto gra u dhunuan, u keqtrajtuan seksualisht dhe në fund u vranë”, argumenton Bardhyl Mahmuti në librin e tij: Mashtrimi i Madh.

 

Autori në fjalë argumenton tregimet e tija tronditës: “Pesë vajza të reja: Zahide Xhema (19 vjeçare), Lumnie Zymberi (20 vjeçare) Antigona Dibrani (20 vjeçare), Bukurie Dibrani (20 vjeçare) Mirishahe Dibrani (17 vjeçare) dhe tri gra: Miradije Dibrani, Tahire Shllaku dhe Fahrije Ademi u hodhën në tri bunarët e fshatit Qirez. Kufomat e tyre u zbuluan në muajin korrik të vitit 1999”.

 

Kjo që e thotë Bardhyl Mahmuti, mbështetet edhe nga Dosja Dikoviq e “Fondi për të Drejtën Humanitare” në faqet 5-8, ku jepen detaje për ekzekutimin e “250 civilëve shqiptarë, prej të cilëve 25 ishin të mitur. Nga 25 të miturit e ekzekutuar, emrat e të cilëve publikohen në faqen 8 të kësaj dosje, 24 kufoma u gjetën, ndërsa kufoma e Nuredin Dvoranit, i lindur më 28 maj 1982, nuk u gjet” as sot e kësaj dite.

 

Veprime të njëjta, kriminelet e ushtrisë serbe kryen edhe në fshatrat Verboc, Dashec, Baks, Vikatovë të Vjetër e Izbicë, fshatra këto të Drenicës. “Gjithsej 92 civilë shqiptarë të fshatit Verboc u vranë”. Të njëjtin fat e pësuan edhe fshatrat tjera të përmendura e të pa përmendura.

 

Lubisha Dikoviqi, Komandanti i asaj Brigade, sot Komandant i Ushtrisë Serbe. ishte përgjegjësi kryesor i krimeve të përmendura dhe i shumë krimeve të tjera të fshehura. Ato veprime që kishin qëllim zhdukjen e plotë ose të pjese të një kombi, me të gjitha standardet ndërkombëtare janë akte të një gjenocidi të egër. I implikuar në të gjitha vrasjet ku shtrihej prezenca e asaj Brigade, e kanë vetëm një adresë, Komandantin e ushtrisë së sotme serbe, Lubisha Dikoviqin. Është tepër ë rëndë Dosja e Dikoviqit për krimet e Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave (Serbi – Mal i Zi). Në Dosjen e tij përmenden edhe “mijëra mjete automobilistike, autobusë, kamionë, traktorë”, gjërat që ata i  plaçkitnin në Kosovë ua shitnin qytetarëve serbë ne Serbi e në Novi. Pa gjë nuk kishte mbetur as Lubisha Dikoviqi i cili kishte përvetësuar një “Landrover të shtrenjtë amerikan, një Mercedes 300 dhe u bë pronar i mijëra krerëve të kafshëve që u ishin plaçkitur fshatarëve shqiptarë” – thotë Bardhtl Mahmuti në librin e përmendur

 

Në dosjen e krimeve të kësaj Brigade, pa asnjë dyshin që janë edhe vrasjet masive që u kryen në fshatrat: “Oshlan, Dubravë, Obri, Skenderaj, Lubeniq, Krelan, Staradran, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq”, ku do ku ajo e shtrinte prezencën e saj.

 

Deri më sot, asnjë pjesëtar i Brigadës 125 nuk është nxjerrë para drejtësisë, për krimet që kanë kryer individualisht por edhe për shkak të përgjegjësisë komanduese. Në Dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare, në faqen 6/7 publikohen emrat e kuadrit komandues të Brigadës 125 që ishin përgjegjësit e drejt për drejt të krimeve.

 

Lubiša Dikoviqi, në vend që të dënohet ai u shpall hero i popullit nga Slobodan Milosheviqi. Regjimi i Millosheviqit ra, por degradimi i njerëzve të tij në kontinuitet po gradohen?!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …