Jakup Krasniqi

Krasniqi: Kjo qeverisje përbehet nga ish zyrtarë e bashkëpunëtorë të Titos e Milosheviqit

Ish kryekuvendari, Jakup Krasniqi thotë  se gjendja e sotme në Kuvendin e Kosovës nuk është lehtë të komentohet, sepse është pasqyra më e keqe e mundshme që fletë shumë. Në rend të parë tregon se kjo që po ndodh që sa muaj në Kosovë, është pasoj e një qeverisje despotike, të pa shoqe në kohën tonë. Kjo qeverisje përbehet nga njerëz që asgjë të mirë e njerëzore nuk mund t’i sjellin këtij vendi, veç po të asaj fatkeqësie që për dekada ia ka shkaktuar regjimi serbo-jugosllav dhe Millosheviqi së fundi. Kjo gjendje u konvenon vetëm armiqve të Kosovës, dhe pyet se çka mund të pritet nga një ish shërbëtor i komunizmit dhe shërbëtorët e tij besnik. “Opozita edhe qytetarët protestues duhet ta e dinë, se kjo luftë për demokraci, për rend e ligj, me uzurpuesit e pushtetit nuk mund të fitohet me 30 deputetet e opozitës. Ata krejt çka mund e duhet të bëjnë është të largohen nga Kuvendi i policëve të keqpërdorur për interes sa krejt kriminale të pak njerëzve, të cilën nuk mund të gjinden aty ku ka rend, ligj e demokraci. Ata mund të jetojnë vetëm në mjegull, në kaos dhe në terr të zi, se e tere e kaluara e tyre është e zezë. Çka mund të pritet nga një ish shërbëtor i komunizmit dhe shërbëtorët e tij besnik. Ky turp i sundimtarëve despotë do ta përcjell gjatë Kosovën me këto pamje shkuese. Vërtetë, kjo gjendje u konvenon vetëm armiqve të Kosovës. Kjo është e turpshme, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …