leoni

Memli Krasniqi

Krasniqi: Kryesia e PDK-së do të fillojë takimet me kryetarët e degëve

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën u fol për konventën e kësaj partie që do të mbahet me 7 maj. Gjatë një konference për medie, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se Kryesia e kësaj partie do të dalë në terren për t’u takuar me kryetarët e degëve në prag të mbajtjes së konventës. Ai ka shtuar se kryetari, Veseli ka propozuar që gara të bëhet më e hapur dhe më liberale për të gjithë ata që kanë ambicie për të qenë në krye të partisë. Duke folur mbi kërkesën e partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Krasniqi ka thënë se ato nuk do të mbahen deri në afatin e caktuar ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: Filozofia politike e UÇK-së – nga mentaliteti i robit te vetëdija e lirisë”

Profesor Ethem Çeku ka publikuar një shkrim analitik me titull “Filozofia politike e UÇK-së, dhe …