Jakup Krasniqi

Krasniqi: Pengesa e shpërndarjes së opozitës janë ata që së pari dëshirojnë të kapin opozitën por edhe pushtetin

Kryetari për çështje kombëtare i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një bisedë mediale  ka deklaruar se pengesa kryesore e shpërndarjes së opozitës janë ata që së pari dëshirojnë të kapin opozitën, e më pas edhe pushtetin, dhe përgjegjësi me të madhe për këtë ka Vetëvendosje. Sipas tij  Kosovës i duhet një opozitë e cila ka katër qëllime: ta ndërpresë kapjen e shtetit, t’i ndajë pozitat shtetërore, të sundojë rendi dhe ligji, si dhe të krijojnë hapësira për investime.  Deklaratën e anëtarit të VV’së, Dardan Molliqaj, se në rast të marrjes së pushtetit do t’i ‘ngrehin zhag’ njerëzit e pozitës, Krasniqi e ka quajtur shqetësuese, sepse, sipas tij, njerëzit kanë nevojë për t’iu kthyer dinjitetin. “NISMA dhe AAK deri në zgjedhje do të funksionojnë si subjekte të veçanta, në zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët, dhe kjo është definitive”, ka thënë ndër të tjera  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …