Maria Zakharova

Kremlini zyrtar ka reaguar kundër mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka deklaruar se Beogradi nuk i ka asnjë borxh Brukselit Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse. Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë ri-sjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE. Gjithashtu, edhe deklaratën e vetë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se Unioni Europian është një faktor i rëndësishëm në botë, por rëndësia e tij po bie bashkë me fuqinë e tij ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …