Rrahman Jasharaj

Kreu i Sindikatës së arsimit kërcënon me grevë deri edhe ndërprerje të plotë të arsimit në Kosovë(!)

Në prag të grevës së përgjithshme në arsim, nga e hëna (14 janar), kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, përmes një letre publike ka kërkuar mirëkuptim nga nxënësit për orët që do t’i humbin ndoshta edhe me muaj si dhe për vogëlushet në çerdhe që edhe ata s’do të kenë mundësi t’i takojnë moshatarët e vet, por edhe edukatoret e tyre të dashura. Në letrën publike të SBASHK-ut, thuhet se në grevë po hyjnë “jo pse këtë e dëshirojnë edukatoret, mësuesit, profesorët universitar dhe i tërë stafi i të punësuarve në arsim, por kjo grevë u imponua për shkak se negociatat për plotësimin e kërkesave nuk dhanë rezultate”.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi: Presidentja ka humbur legjitimitetin, dorëheqja e domosdoshme

Analisti politik Fitim Selimi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke …