Kristofer Hill: Gjykimi i krerëve të UÇK-së, në Hagë, do të vazhdojë dhe të pandehurve t’ iu jepet mundësia që të sqarohen

Ambasadori i Amerikës në Beograd, Christopher Hill, është pyetur rreth gjykimit të krerëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Një prej pyetjeve konkrete që iu shtrua atij, ishte kjo: Nëse dënohen ata  a është ky problem për NATO-n që ka bashkëpunuar me ta në vitet 90. Ambasadori Hill ka thënë se duhet të lejohet që gjykimi të vazhdojnë dhe të pandehurve t’u jepet mundësia që të sqarohen. Megjithatë, ai ka thënë se nuk duhet të flitet për këtë temë aktualisht, pasi që gjykimi po vazhdon. Gjykata për krime lufte është themeluar shumë kohë më parë, edhe para asaj që ka ndodhur në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme të lejojmë që ato gjykime të vazhdojnë, të paraqesin prova, t’u jepet mundësia të pandehurve të sqarohen, do të shohim se çfarë thonë gjyqtarët në fund. Nuk mendoj se është e rëndësishme të flasim për këtë tani sepse gjyqi është në vazhdim, saktësoi, ambasadori Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …