leoni

KMDLNj u bënë thirrje deputetëve që t’i lënë dallimet politike dhe partiake dhe ta votojnë buxhetin e rishikuar

Kriza politike paralizon rishikimin e buxhetit 2025 – në rrezik projektet dhe përgatitja për buxhetin 2026

Ngërçi politik që ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës po e shtyn vendin drejt një krize serioze buxhetore. Mungesa e rishikimit të buxhetit për vitin 2025 po rrezikon financimin e projekteve madhore, ndërsa përgatitja për buxhetin e vitit 2026 mund të dështojë tërësisht nëse situata politike nuk zhbllokohet së shpejti. Koalicioni LVV–Guxo–Alternativa fajëson partitë opozitare për qasjen bllokuese që, sipas tyre, po dëmton zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Në mungesë të rishikimit, projekte të rëndësishme infrastrukturore, subvencione dhe pagesa për sektorin publik janë në prag të pezullimit. Rishikimi i buxhetit ishte i lidhur edhe me miratimin e buxheteve në disa komuna si Prishtina, Gjilani dhe Zveçani. Por për shkak të krizës institucionale, agjencitë buxhetore kanë mbetur të bllokuara dhe nuk mund të trajtojnë kërkesat e reja financiare pa një rishikim formal. Deputetja e Vetëvendosjes dhe kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se çdo kërkesë shtesë buxhetore duhet të kalojë përmes rishikimit ligjor, proces që është penguar nga mungesa e funksionimit të Kuvendit. Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se vendi tashmë po humb kohë kritike për rialokimin e fondeve dhe miratimin e projekteve kapitale, ndërsa eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, ka paralajmëruar se vonesat po dëmtojnë rëndë sektorin privat dhe investimet në infrastrukturë. Kujtojmë se buxheti i miratuar për vitin 2025 është në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, ndërsa Qeveria e Kosovës, tashmë në detyrë, është e obliguar ligjërisht të bëjë rishikimin vjetor të tij – një proces që ka mbetur pezull si pasojë e krizës institucionale që zgjat prej zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe dështimit të 45-të për konstituimin e legjislaturës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Klase shkollore

Alarmon SBASHK: Po boshatisen shkollat, mësimdhënësit dhe nxënësit po emigrojnë drejt Evropës

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka ngritur …