Kriza politike rrezikon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Kriza e re politike në Kosovë po shihet nga analistët si një rrezik serioz për pozitën ndërkombëtare të vendit dhe për marrëdhëniet me partnerët strategjikë. Sipas tyre, nëse nuk arrihet shpejt një kompromis politik, vendi rrezikon të mbetet jashtë proceseve të rëndësishme ndërkombëtare dhe të humbasë mbështetjen e disa partnerëve kryesorë. Analistët paralajmërojnë se tensionet politike po e dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë. Sipas tyre, vazhdimi i krizës mund të ndikojë edhe në ndihmat ndërkombëtare, në procesin e integrimit euro-atlantik dhe në aftësinë e vendit për të ndjekur prioritetet e tij strategjike në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së, në Prizren, Beni Kizolli

Gjykata Supreme e Kosovës i thotë “jo” Alternativa për ankesën rreth fondeve të partive

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa (parti …