Krusha e Madhe bëhet me muze funksional

Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit e vizitoi Ministrja e Kulturës, rinisë dhe sportit e Republikës së Kosovës, Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zëven dësministri Halil Matoshi dhe nga Drejtori i Bibliotekës Republikane Fazli Gajraku. Të prirë nga Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Drejtoresha e Kulturës Bjondina Kleqka dhe Asambleisti  Artan Zenuni, ministrja i njoftoi për memorandumin që do të nënshkruhet mbi projektin për fazën e -II-të të muzeut dhe për projektin “Rrëfime gojore të dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe” i cili do të realizohet nga rrëfimet e 350 dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe, kërkesë që e kemi bërë si fshat që në fillim të këtij viti pranë Ambasadës së SHBA-ve e që do të realizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Departamenti i Antropologjisë i Fakultetit Fizolofik të Universitetit të Prishtinës. Kryetari i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe Selami Hoti ka njoftuar se kanë marrë premtimin për ndërtimin e palestrës sportive në Krushë dhe gjetja e formës për investim në shtëpinë emasakrës. Në emër timin dhe të fshatit falënderova ministren Dumoshi dhe Latifi për vizitën dhe investimet që bëhen në vazhdimësi në Krushë të Madhe.

Selami Hoti

Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …