Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku, dyshohen për keqpërdorimin e pozitave zyrtare

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku, dyshohen për keqpërdorimin e pozitave zyrtare

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku,  Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e  Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës sot janë intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe janë ndaluar për 48 orë. Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore, Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetime Financiare dhe Njësisë Kundër Pastrimit të Parave, ka ndërmarrë hetime kundër dy zyrtarëve të lartë të Inspektoratit Qendror të Punës. Hetimet janë të fokusuara në veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga Nikçi dhe Shalaku, përfshirë keqpërdorimin e pozitave zyrtare, cenimin e të drejtave të punëtorëve dhe përdorimin paautorizuar të pasurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …