Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka ngritur padi për shpifje ndaj anëtares së Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, duke kërkuar dëmshpërblim prej 15 mijë euro. Lajmi u raportua në media, ndërsa Natyra Kuçi e ka ironizuar përmes një postimi. Natyra Kuçi ka shkruar me ironi se dëmshpërblimi mund t’i nevojitet Konjufcës për të punësuar një të afërm. Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert. Për shpifjet e fyerjet e dikurshme të Glaukut se Drenica është perëndimi i egër, nuk kishte reaguar asnjë drenicas, pasi asokohe Glauku sapo ishte larguar nga SHIK-u për shkaqe ende jo sa duhet të sqaruara.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
