Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli dhe ai Maqedonisë, Talat Xhaferi, bëjnë thirrje pro referendumit

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli dhe ai Maqedonisë, Talat Xhaferi, bëjnë thirrje pro referendumit

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në takim u diskutua për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe aspiratat e përbashkëta euro-atlantike të Kosovës dhe Maqedonisë. Veseli e Xhaferi trajtuan zhvillimet aktuale në të dyja vendet, me theks të veçantë u diskutua për referendumin në Maqedoni, lidhur me emrin, i cili do të mbahet këtë të diel dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Kosova respekton sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë, e po ashtu respekton vullnetin e qytetarëve të saj për emrin, cilido qoftë ai. Veseli u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që t’i thonë po referendumit. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ndërkaq tha se të dy vendet do të intensifikojnë bashkëpunimin, ndërsa përshëndeti dialogun Kosovë-Serbi, dhe përpjekjet e të dyja vendeve për arritjen e marrëveshjes.

 “Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë euroatlantik. Prioritet nacional i të dyja vendeve është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ballkani perëndimor ka vuajtur nga mungesa e prosperitetit dhe kemi mbetur larg nga Bashkimi Evropian për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur vendet. Kjo tregon domosdoshmërinë e vendimmarrjes politike, në mënyrë që vendet tona të lëvizin më shpejt drejt bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja pse ne i japim përkrahje marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Veseli po ashtu foli edhe për zhvillimet në Kosovë dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka gatishmëri të futet në fazën e fundit të fialogut me Serbinë, në mënyrë që t’i jepet fund çdo mos marrveshjeje mes dy vendeve.

 “Kosova si shtet i pavarur nuk ushqen në asnjë formë pretendime territoriale. Për Kosovën, në këtë fazë është me rëndësi funksionaliteti i institucioneve të saj në tërë territorin. Nuk do të lejojmë qe me marrëveshjen me Serbinë të kemi precedent negativ”, theksoi Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ndërkaq tha se të dy vendet do të intensifikojnë bashkëpunim, ndërsa përshëndeti dialogun Kosovë-Serbi, dhe përpjekjet e të dyja vendeve për arritjen e marrëveshjes.

 “Bashkëpunimi midis dy vendeve tona duhet të intensifikohet. Kuvendi i Maqedonisë ka formuar grup parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. Përsërisin mbështetjen e ndërsjellë në procesin e integrimit euro-atlantik”, theksoi kryeparlamentari Xhaferi.

Ai po ashtu bëri të ditur se procesi i referendumit në Maqedoni po shkon drejt fundit dhe shfaqi shpresën për ecuri të suksesshme të tij.​

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …