Kryekuvendari, Kadri Veseli priti në takim shefen e UNDP-së, Ulrika Richardson

Kryekuvendari, Kadri Veseli priti në takim shefen e UNDP-së, Ulrika Richardson

Kryetari i Kuvendit Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e re të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson. Duke e uruar znj. Richardson për detyrën e re në krye të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart kontributin e UNDP-së në avancimin e shumë proceseve demokratike në Kosovë. Veseli shprehu përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin midis Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së, bazuar në një përvojë të frytshme dhe me rëndësi të madhe për legjislativin e vendit. Udhëheqja e re e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, bashkëpunimin e deritashëm me Kuvendin e konsideroi të shkëlqyer, ndërsa theksoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen edhe në të ardhmen. ​

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …