Kryekuvendari, Kadri Veseli, takoi Grupin parlamentar të Miqësisë, Kuvajt – Kosovë

Kryekuvendari, Kadri Veseli, takoi Grupin parlamentar të Miqësisë, Kuvajt – Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt – Kosovë, të kryesuar nga Valid Altabtab, deputet i Parlamentit të Kuvajtit dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë. Kryeparlamentari Veseli i njohu mysafirët nga Kuvajti me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përparimet e saj si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në aspektin e brendshëm. Veseli falënderoi parlamentarët kuvajtianë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tyre për Kosovën në institucionet kryesore ndërkombëtare, si dhe për lobimin te shtetet islamike për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kreu i Kuvendit theksoi se Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Kuvajtin në të gjitha fushat, në dobi të interesave e të bashkëpunimit reciprok dhe të miqësisë midis dy vendeve dhe popujve.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …