Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli nuk e ka lejuar deputetin e VV-së, Frashër Krasniqi ta përfundoj fjalën e tij në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e ka lejuar deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ta përfundoj fjalën e tij në Kuvend. Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti, Frashër Krasniqi ju është adresuar deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka dal në foltoren e Kuvendit për t’ua parë fytyrën juve deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së edhe t’ua bëj disa pyetje. Ndërkohë, ka reaguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar nga regjia që t’ia ndalë fjalën Krasniqit. “Regjia ndalja fjalën. Edhe patriotizëm ke dalë e po na shet a? Nuk ke me fol sot derisa të jem kryetar për këto tre minuta”, ka theksuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu janë ofruar afër kryekuvendarit Veseli për të kërkuar sqarime për ndaljen e fjalës së deputetit, Frashër Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …