Kryekuvendari, Veseli takohet me lordin Robertson

Kryekuvendari, Veseli takohet me lordin Robertson

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe, ka takuar edhe lordin George Robertson. Në njoftimin e tij për këtë takim, Veseli ka përmendur meritat e tij në çlirimin e Kosovës. “Takimi me Lordin George Robertson është çdo herë i veçantë. Jo vetëm si mik dhe kontribuues për çlirimin e Kosovës, por edhe si personalitet i shquar në Britaninë e madhe, biseduam për mundësitë që së bashku të ftojmë në Kosovë investitorët nga Britania e Madhe. U dakorduam që është parësore të zhvillojmë ekonominë, të krijojmë një të ardhme të ndritshme për të rinjtë tanë në vendin tonë”, ka thënë kryekuvendari, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës

Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …