leoni

Miroslav Lajcak

Kryeministri Albin Kurti, e kishte pranuar dhe kishte shprehur gatishmëri për ta nënshkruar Asociacionin, thotë emisari, Lajçak

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka bërë thirrje te Qeveria e Kosovës që “mos të frikësohet” nga drafti për Asociacionin, pasi  mbart vlerat, standardet e praktikat evropiane. Duke folur për “Sbunker”, Lajçaku ka përsëritur se për hartimin e draftit të përkrahur nga partnerët ndërkombëtarë, janë studiuar 16 modele ekzistuese. Më në fund, prezantuam këtë dokument. Ua prezantova të dyja palëve më 21 tetor në Prishtinë e Beograd. Në këtë udhëtim, isha bashkë me këshilltarët nga Gjermania, Franca, Italia dhe përfaqësuesi special i ShBA-së. Me prezencën e tyre, ata treguan përkrahjen e plotë të shteteve të tyre prapa këtij dokumenti. Lajçaku ka treguar se reagimi i Qeverisë së Kosovës ishte konstruktiv dhe se kryeministri Albin Kurti kishte shprehur gatishmëri për ta nënshkruar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …