Kryeministri, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar si dëshmitar në një hetim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar si dëshmitar në një hetim. Ftesa është bërë publike nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke njoftuar se Kurti është thirrur të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor në orën 9:30. Ftesa ka ardhur nga prokurorët Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, të cilët udhëhoqën Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar. Ndërkohë, as Qeveria dhe as Prokuroria Speciale nuk kanë dhënë detaje për natyrën e hetimit ose arsyeve të ftesës deri në publikimin e lajmit.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci: Deklaratat për “armët në oda” manipulim politik dhe mungesë respekti për ushtrinë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti …