Kryeministri, Albin Kurti, ka biseduar me zëvendëskryetarin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros

Kryeministri, Albin Kurti, ka biseduar me zëvendëskryetarin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros

Kryeministri,  Albin Kurti, ka biseduar me zëvendëskryetarin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros dhe përfaqësuesit e tjerë të këtij fondacioni. Në një komunikatë nga Qeveria, thuhet se në këtë takim, Kurti foli për menaxhimin e pandemisë dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, si dhe për rritjen ekonomike që parasheh të arrihet Banka Qendrore e Kosovës. U bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë. Në takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me kolegjin „Riinvest“, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendreje, e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …