Rama thotë se nuk do të këtë Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, kurse Kurti dëshiron makro Shengenin shqiptar

Kryeministri, Albin Kurti ka kushtëzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në disa vende të Ballkanit  do të vijë në Prishtinë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu rezervë se do ta takojë, duke pranuar se raporti ndërmjet dy vendeve po pëson për shkak të tekeve naive të tij. Ai deklaroi se është në kontakt me Edi Ramën, por se s’mund ta takojë atë jashtë kuadrit të mbledhjes së dy qeverive, e cila, pasi  sipas tij ishte  anuluar pa arsye,  në qershor. Albin Kurti mundohet ta bind, Edi Ramën,  se nuk ka pasur të drejtë ta anulojë takimin e dy qeverive dhe për këtë pretendon t i hakmerret, në mënyrën e tij të veprimit me arrogancë e armiqësi

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …