Kryeministri Albin Kurti, ka mbështetur miratimin e nismës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës në KE do të jetë vlerë e shtuar për këtë organizatë. Në mbledhjen e Qeverisë miratuam nismën për anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau
Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
